Gruaja e kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny, Yulia Navalnaya është larguar nga Rusia për në Gjermani,
Siç njoftojnë mediet ruse, Navalnaya fluturoi për në Frankfurt nga Aeroporti “Domodedovo” i Moskës.
Largimi i saj vjen një javë pasi Navalny u dënua me 2 vjet e 8 muaj burg efektiv, për shkeljen e një dënimi me kusht të vitit 2014, deri sa po shërohej në Gjermani pas një helmimi me agjentin nervor Novichok.
Navalnaya kishte qëndruar në Berlin me burrin e saj, por çifti ishte kthyer në Rusi më 17 janar, ku Alexei u ndalua nga policia ruse pas kontrollit të pasaportës.
Arrestimi i tij shkaktoi disa nga protestat më të mëdha mbarëkombëtare në historinë më të re të Rusisë, ku deri më tani janë arrestuar mbi 10 persona. Vetë Navalnaya u arrestua dy herë gjatë protestave, por u la e lirë.
Kujtojmë se në muajin gusht të 2020-së, Navalny filloi të ndihej keq derisa nga qyteti Tomsk po fluturonte për në Moskë. Aeroplani u detyrua të bënte ulje të paplanifikuar në Omsk të Siberisë.
Ai ishte dërguar në Gjermani për trajtim. Mjekët e ushtrisë në spitalin Charite të Berlinit ishin të parët që thanë se ai ishte helmuar me Novichok. /Telegrafi/