Politikanët janë filmuar duke u grindur dhe arsyeja pse ka ndodhur kjo është vendimi rreth një gruaje të krishterë, e cila ka shpëtuar nga një dënim me vdekje për blasfeminë në Pakistan.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet tregojnë se si anëtarët e partive qeveritare dhe të opozitës gati vijnë deri tek një përleshje në Asamblenë Kombëtare të vendit në Islamabad.
Po sipas mediave, Gjykata e lartë e Pakistanit shfajësoi Asia Bibi të mërkurën dhe urdhëroi lirimin e saj.
Një veprim i tillë shkaktoi zemërimin e islamistëve të vijës së ashpër të vendit, të cilët kanë mbajtur protesta në mbarë vendin duke kërkuar vdekjen e saj.
Ndërsa grindja në Asamblenë Kombëtare shpërtheu mbi një marrëveshje që qeveria bëri me islamistët, në të cilën ra dakord të vendoste një ndalim udhëtimi për të, ndërsa rasti shqyrtohet. /Telegrafi/