Telegrafi

Gruaja e ‘Kemalit’ e imitoi ‘Nihanin’ – ish të dashurën e aktorit, në ditën e martesës (Foto)

Martesa e Burak Ozcivit me partneren Fahriye Evcen u konsiderua si dasma e vitit në Turqi.

Aktori dhe modeli i njohur turk e kurorëzoi me martesë lidhjen disavjeçare me tashmë gruan e tij, e cila është po ashtu aktore.

Lexo po ashtu Dasma e vitit në Turqi (Foto/Video)

Ndërkaq, edhe pse Fahriye nuk do ta shohë me sy kolegen e burrit të saj nga seriali “Kara Sevda”, Neslihan Atagul, ajo duket se frymëzohet nga ajo.

Gruaja e ‘Kemalit’ e imitoi në veshje dhe në stil ‘Nihanin’ në dasmën e tyre

Evcen kishte veshur fustanin e ngjashëm të martesës që ‘Nihani’ e kishte veshur në dasmën e saj me Kadir Dogulun.

Për më shumë, edhe stili i flokëve të gruas së ‘Kemalit’ ishte i njëjtë me atë të Neslihan në ditën më të rëndësishme të jetës së saj.

Martesa e vitit në Turqi (Instagram)

Ozcivit në serialin “Kara Sevda” luan krahas ish- të dashurës së tij, Neslihan Atagul. Edhe pas ndarjes, ata dy i ruajtën raportet e mira, ndërsa nuk e kanë pasur të vështirë që para kamerave ta luanin rolin e të dashuruarve.

Lexo po ashtu Jeta e pasur romantike, bukuroshet me të cilat ka qenë në lidhje ‘Kemali’ (Foto)

‘Nihani’ në vitin e kaluar u martua me kolegun Kadir Dogulu, ndërsa Ozcivit nuk mori pjesë në dasmën e saj. /Telegrafi/