Martesa e Burak Ozcivit me partneren Fahriye Evcen u konsiderua si dasma e vitit në Turqi.
Aktori dhe modeli i njohur turk e kurorëzoi me martesë lidhjen disavjeçare me tashmë gruan e tij, e cila është po ashtu aktore.
Ndërkaq, edhe pse Fahriye nuk do ta shohë me sy kolegen e burrit të saj nga seriali “Kara Sevda”, Neslihan Atagul, ajo duket se frymëzohet nga ajo.
Evcen kishte veshur fustanin e ngjashëm të martesës që ‘Nihani’ e kishte veshur në dasmën e saj me Kadir Dogulun.
Për më shumë, edhe stili i flokëve të gruas së ‘Kemalit’ ishte i njëjtë me atë të Neslihan në ditën më të rëndësishme të jetës së saj.
Ozcivit në serialin “Kara Sevda” luan krahas ish- të dashurës së tij, Neslihan Atagul. Edhe pas ndarjes, ata dy i ruajtën raportet e mira, ndërsa nuk e kanë pasur të vështirë që para kamerave ta luanin rolin e të dashuruarve.
‘Nihani’ në vitin e kaluar u martua me kolegun Kadir Dogulu, ndërsa Ozcivit nuk mori pjesë në dasmën e saj. /Telegrafi/