Jamie Vardy ka vite që është i martuar me bukuroshen britanike Rebekah Vardy.
Kjo e fundit është pjesëmarrëse në shoun televiziv ” I’m A Celebrity” teksa është ballafaquar ehe me situata të vështira.
Bukuroshja doli ballë për ballë me një gjarpër të madh gjersa ishte në një kanape teksa duket tejet seksi vetëm në të brendshme.
Fillimisht frikësohet nga gjarpri, por më pas ajo u relaksua dhe në fund bëri edhe disa poza në krah të saj.
“A nuk do ta dëshironit një sfidë të tillë. Emri i saj ishte Micky dhe doli të jetë shumë miqësor sapo u mësova me të”, tha ajo.
Kujtojmë se Jamie dhe Rebekah janë prindër të katër fëmijëve, me të cilët kalojnë shumicën e kohës.
Ndryshe, Vardyn do ta shohim gjatë fundjavës me skuadrën e Leicester Cityt kundër Crystal Palace. /Telegrafi/