Telegrafi

Gruaja e “Hetës”, modelja Lipovica shfaqet joshëse në bikini

Ajo është një ndër femrat më të bukura në rrafshin e modelimit.

Bëhet fjalë për Dhurata Lipovicën, e cila tash e sa vite është modele dhe e involvuar në botën e artit.

Bukuroshja është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale teksa sjell imazhe, video si dhe mesazhe kuptimplote për fansat.

Zeshkania 31-vjeçare ka filluar tashmë pushimet vetore familjare duke publikuar edhe fotografi në llogarinë personale në Instagram.

Ajo në disa prej imazheve pozon e veshur në bikini duke i theksuar linjat joshëse dhe seksi trupore, të cilat shumë femra ia kanë zili.

Ndryshe, Dhurata tash e sa vite është e martuar me aktorin e serialit, “O Sa Mirë”, Fisnik Ademin, i njohur si Heta gjersa kanë së bashku një djalë. /Telegrafi/