Gruaja e Daniele De Rossit, Sarah Felberbaum pretendon se mesfushori romak është afër përfundimit të karrierës.
Italiani gjatë këtij viti do t’i mbush 36 vjet gjersa kontrata e lojtarit me Romën i përfundon në fund të sezonit.
“Unë kurrë nuk e kam parë Daniele në një gjendje të keqe,” tha ajo për Vanity Fair duke shtuar se “Së shpejti do të duhet të marrë vendimin më të vështirë të jetës së tij: çfarë të bëhet kur të rritet”.
“Ai ka qenë futbollist gjatë gjithë jetës, çdo ditë të çdo jave, por gjithashtu është një nga njerëzit më të mençur që njoh: ai nuk e sjell punën në shtëpi”.
“Ai ka kaluar shumë, si në punë ashtu edhe në jetën personale, gjatë viteve. Megjithatë, kohët e fundit, duke shkuar drejt përfundimit të karrierës, asnjë herë nuk e kam parë kaq keq shpirtërisht”.
“Një përvojë jashtë vendit? Pse jo? Por, ai është shumë i lidhur me familjen, por unë jam ndryshe. Unë them: ‘Le t’i marrim fëmijët dhe të shkojmë”, pohoi italiani.
Ndryshe, deri më tani është paraqitur 455 herë për kryeqytetasit italian dhe ka shënuar 42 gola. /Telegrafi/