Ozcan Deniz po përjeton momente të vështirë sa i përket jetës bashkëshortore.
Aktori turk tashmë është ndarë prej bashkëshortes, Feyza Aktan, e cila së fundi e ka fshirë atë prej rrjeteve sociale këngëtarin.
Megjithatë, kjo nuk ka ndikuar sa i përket jetës artistike pasi që pas përfundimit të serialit, “Nusja nga Stambolli”, 47-vjeçari ka filluar me koncerte në qytetet turistike të Turqisë dhe Qipros.
Në këtë të fundit, gjatë performancës një fanse e flakët e tij, pothuajse nuk shkaktoi probleme kur u ngjit në skenë dhe u përpoq që ta përqafoj atë.
Por, intervenuan shpejt trup rojet e “Farukut” dhe shmangen ndonjë incident, edhe pse e lejuan ta takoj idolin e tij.
Ndryshe, Deniz dhe Aktan gjatë vitit të kaluar kurorëzuan lidhjen e tyre dhe kanë një fëmijë të përbashkët. /Telegrafi/