Telegrafi

Gruaja e Fabinhos nxit spekulime se ai ka marrëveshje me Unitedin (Foto)

Gruaja e Fabinhos i ka shtuar spekulimet se mbrojtësi i Monacos mund të kalojë te Manchester Unitedi para mbylljes së afatit kalimtar veror.

Braziliani është lidhur me kalimin te Djajtë e Kuq, pasi Jose Mourinho është i interesuar për transferimin e tij.

Lexo po ashtu Mourinho, gati të paguaj një shumë të majme për Fabinhon

Strategu portugez dëshiron ta angazhojë 22-vjeçarin në krahun e djathtë të mbrojtës përkundër fillimit të mirë të sezonit nga Antonio Valencia në atë pozitë.

Të gjitha lajmet rreth TRANSFERIMEVE

Unitedi tashmë ka shpenzuar 150 milionë euro këtë sezon, me transferimin e Paul Pogbas dhe Zlatan Ibrahimovicit, porse nuk do të ndalet me kaq.

Rebecas Tavares, gruaja e Fabinhos, pikërisht në këtë periudhë, ia ka bërë ‘ndjek’ klubit anglez në Instagram dhe tashmë kanë shpërthyer thashethemet për arritje eventuale të marrëveshjes. /Telegrafi/