Site icon Telegrafi

Gruaja e Enver Zymberit padit vjehrrin dhe kunatin për pronësinë e shtëpisë

Në Gjykatën Themelore të Mitrovicës është dërguar padi për vërtetim pronësie nga Drita Zymberi gruaja e heroit Enver Zymberi.

Lajmin për kallxo e ka konfirmuar përfaqësuesi i palës paditëse, avokati Skender Musa.

Musa ka thënë se e kanë dërguar këtë padi në gjykatën e Mitrovicës.

“Po, e kemi dërguar padinë në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, dega në Vushtrri, përmes postës lidhur me rastin në fjalë”, ka thënë Musa.

Musa ka thënë se për shkak të ndjeshmërisë së rastit nuk do të jap më shumë detaje.

I ndjeri Enver Zymberi, ish-pjesëtar i forcave speciale të Policisë së Kosovës, është vrarë në veri të Kosovës në korrik të vitit 2011 gjatë një operacioni të Policisë për t’i vënë nën kontroll pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinë.

Ai është shpallur Hero i Kosovës nga ish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Exit mobile version