Site icon Telegrafi

Gruaja e dehur puth pasagjeret, piloti ul avionin

Gruaja kishte hipur në avion në gjendje të dehur dhe pas nisjes së fluturimit thërriste dhe qeshte pa pushim. Ajo tentoi të puthte edhe disa pasagjerë që i ishin afruar për ta qetësuar.

Avioni ishte nisur nga Buenos Aires dhe kishte si destinacion Miamin. Më pas gruaja është ndier keq dhe piloti është detyruar të kthehet sërish në kryeqytetin argjentinas. Pasagjerët kanë shprehur shqetësim për shkak të sjelljes së gruas.

Stjuardesat i kishin shërbyer pije alkoolike, pasi gruaja kërkonte vazhdimisht të pinte uiski. Një mjek që ndodhej në avion konstatoi se gjendja e saj ishte rënduar për shkak të kombinimit të alkoolit me qetësues. Ai kërkoi që gruaja të mjekohej menjëherë, kështu që detyroi pilotin ta rikthente avionin na Buenos Aires. Ma pas pasagjerja u shtrua në spital. /tch/

Exit mobile version