Poezi nga: Gwendolyn Brooks
Perktheu: Elona Caslli
Nuk do të këndoj një këngë maji.
Një këngë maji duhet të jetë e qeshur.
Do të pres nëntorin
dhe do të këndoj një këngë të mugët.
Do të pres nëntorin.
Është koha e duhur për mua.
Do të dal në errësirën e akullt
dhe do të këndoj keq.
Dhe të gjithë njerëzit do të
më vështrojnë me habi dhe do të thonë:
“Është gruaja e çmendur
që nuk këndon në maj”.