Site icon Telegrafi

Gruaja e cila thotë se po martohet me një fantazmë pohon se po ‘kërcënohen të dy me ekzorcizëm’

Një grua që po pretendon se po martohet me një fantazmë thotë se asnjë kishë nuk do ta pranojë çiftin dhe se ata po ‘kërcënohen me ekzorcizëm’ nga priftërinjtë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Brocarde, 38-vjeçare është një këngëtare dhe kompozitore nga Oxfordshire dhe ra në dashuri me Edwardo-n, për të cilin ajo thotë se është fantazma e një ushtari viktorian. Vitin e kaluar, Edwardo u shfaq në shtëpinë e saj dhe që atëherë ata janë bashkë.

Si të gjithë çiftet, edhe ata kanë momente tensioni, por në pjesën më të madhe janë jashtëzakonisht të lumtur.

“Edwardo dhe unë aktualisht po grindemi për datën e dasmës”, thotë Brocarde. “Unë dua dasmë verore, por ai e urren nxehtësinë dhe fshehurazi do ta bëja të shkrihej, por ai zhduket mjaft shpesh ashtu siç është”.

Brocarde dhe Edwardo komunikojnë me mjete të pazakonta. Fantazma shpesh dërgon mesazhe të fshehta në dush. /Telegrafi/

Exit mobile version