Gruaja nga Massachussetts e cila ka fituar hiq më pak se 758.7 milionë dollarë në lotarinë amerikane “Powerball”, ka dhënë dorëheqja nga puna e saj në spital ku kishte punuar për më shumë se 30 vite, duke i lënë menaxhmentit një porosi, “dua thjesht të relaksohem”.
Mavis L. Wanczyk 53-vjeçe nga qytetit Chikop në shtetin e Massachussetts, ka punuar për 32 vite në qendrën medicinave “Mercy”, transmeton Telegrafi.
Ajo ka pranuar se pasi kishte blerë tiketën, për t’i rrumbullakuar numrat që mendonte se do t’i sjellin milionat i kishte përdorur datat e ditëlindjeve të afërmve.
Zyrtarët e lotarisë amerikane kanë bërë të ditur se fatlumja i ka marrë me vete 480 milionë dollarë, derisa të tjerat kanë shkuar në taksa. /Telegrafi/