Bashkëshortja e Iker Casillas, Sara Carbonero, është lëshuar nga spitali, pas ndërhyrjes kirurgjike për largimin e një tumori kanceroz.
Gazetarja e famshme kishte njoftuar se po vuan nga kanceri i vezores, vetë tri javë pasi burri i saj pësoi sulm në zemër.
Për këtë arsye, 35-vjeçarja i është nënshtruar operacionit në një klinikë në Madrid për largimin e tumorit malinj të vezores dhe tash është kthyer në shtëpi.
Pas arritjes në shtëpi, ajo e ka publikuar një fotografi të luleve që e kishin pritur, të cilën e ka shoqëruar me mesazh.
“Tash në shtëpi dhe gjithçka në rregull. Faleminderit shumë për gjithë këtë dashuri që kam marrë në ditët e fundit. Do të doja t’ua ktheja të gjithëve një nga një, por është e pamundur”.
“Tash është koha të forcohem dhe të vazhdoj. Faleminderit të gjithëve nga thellësia e zemrës”, ka shkruara Sara në Instagram. /Telegrafi/