Carrie Johnson i ka këshilluar gratë tjera shtatzëna se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi mori vaksinën e saj të dytë COVID-19.
Gruaja e kryeministrit britanik, Boris Johnson, e cila do të lindë fëmijën e saj të dytë në dhjetor, tha se mori dozën e dytë të shtunën dhe se “po ndihej mirë”.
33-vjeçarja ka thënë se ishte e shqetësuar për një abort spontan për shkak të vaksinës, por theksoi se “të dhënat tregojnë se nuk ka rrezik të shtuar të abortit”.
Me rastin e njoftimit se ishte shtatzënë në korrik, zonja Johnson kishte rrëfyer gjithashtu se pësoi një abort në fillim të këtij viti që e kishte lënë zemërthyer.
Duke postuar një fotografi të saj me një afishe të vaksinës COVID-19 në Instagramin, ajo shtoi: “Gati 200.000 gra shtatzëna në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA kanë marrë vaksinat Pfizer dhe Moderna të rekomanduara gjatë shtatzënisë, pa shqetësime sigurie”.
“Kolegji Mbretëror i Mamive ka thënë se nënat në pritje janë më të rrezikuara nga sëmundjet e rënda nëse infektohen me COVID, kështu që vaksinimi është me të vërtetë mënyra më e mirë për t’u mbajtur juve dhe fëmijën tuaj të sigurt”. /Telegrafi/