Telegrafi

Gruaja e Blerandit u rrah ditën e përvjetorit të martesës

Blerand Stavileci dhe bashkëshortja e tij sot kishin për ta festuar përvjetorin e martesës së tyre.

Por planet e tyre për të festuar u prishën pasi që bashkëshortja e ministrit në detyrë dhe zëdhënësit të PDK-së Vitore Metaj-Stavileci u rrah sot në orën 14:00 nga persona të paidentifikuar.

Lexo po ashtu Policia konfirmon sulmin ndaj bashkëshortes së Blerand Stavilecit

Vitore Metaj Stavileci është dërguar në Qendrën Emergjente dhe për t’i qëndruar pranë ka shkuar edhe bashkëshorti i saj Blerand Stavileci.

Policia po heton rastin dhe ka thënë se gruaja e ministrit është rrahur nga dy persona.

Blerand Stavileci dhe Vitore Metaj nga martesa e tyre kanë një vajzë, Mia.