Blerand Stavileci dhe bashkëshortja e tij sot kishin për ta festuar përvjetorin e martesës së tyre.
Por planet e tyre për të festuar u prishën pasi që bashkëshortja e ministrit në detyrë dhe zëdhënësit të PDK-së Vitore Metaj-Stavileci u rrah sot në orën 14:00 nga persona të paidentifikuar.
Vitore Metaj Stavileci është dërguar në Qendrën Emergjente dhe për t’i qëndruar pranë ka shkuar edhe bashkëshorti i saj Blerand Stavileci.
Policia po heton rastin dhe ka thënë se gruaja e ministrit është rrahur nga dy persona.
Blerand Stavileci dhe Vitore Metaj nga martesa e tyre kanë një vajzë, Mia.