Familja Dehari sot ka marrë nga Prokuroria Themelore e Prizrenit, raportin e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Losanë, ku sipas Avni Deharit dhe avokatit Tom Gashi ky raport konstaton se Astrit Dehari është vrarë.
E gruaja e tij Arta Boshtraj-Dehari, e përjetoi shumë rëndë këtë lajm, ku tha se “nuk ia kanë pasur borxh askujt këtë dhimbje”.
Ajo ka publikuar një fotografi të vajzës së tyre Arsa Deharit e cila shihet tek e shikon pllakatën me fotografinë e Astritit, babit të saj.
Guraja e Astritit, Arta i ka lënë edhe një shkrim prekës kësaj fotografie.
“Babi, sot u vërtetua ajo qa ne kemi besuar deri më sot. Gjaku yt nuk falet!
Pse ma humbën mundësin të ta njohë, ta kem pranë, t’ia ndjej aromën e ta thërras Baba.”, ka shkruar Arta Dehari. /Telegrafi/