Ish-gruaja e Ethan Slater ndihet e tradhtuar dhe zemërthyer për romancën e re të aktorit me këngëtaren e famshme, Ariana Grande.
Lilly Jay, e cila ndan një djalë 11-muajsh me Ethan Slater, është ‘e shkatërruar që familja e saj është ndarë’ dhe ndjen se ylli i Broadway “e braktisi familjen e tij”, tha një burim për TMZ të mërkurën.
Sipas burimit, zemra e Jay është thyer më së shumti për faktin se djali i saj i vogël “nuk do të ketë vazhdimisht nënën dhe babanë”.
Jay dhe Slater thuhet se “nuk janë në marrëdhënie të mira tani” sepse ajo mendon se ai “i ka kthyer plotësisht shpinën familjes së tij” për të qenë me muzikanten e njohur.
Slater, 31 vjeç, dhe Grande, 30 vjeçe, të cilët u takuan në xhirimet e filmit “Wicked” – filluan të takoheshin “disa muaj më parë”.
Ish-çifti ishin të dashur të shkollës së mesme, të cilët filluan të takoheshin në vitin 2012 dhe u martuan në vitin 2018.
Nuk dihet saktësisht se kur u ndanë.
Ndërkohë edhe autorja e “Thank U, Next” është në mesin e një ndarje.
Grande dhe bashkëshorti i saj, Dalton Gomez, janë divorcuar pas dy vitesh martesë. /Telegrafi/