Site icon Telegrafi

Gruaja e afro-amerikanit të vrarë në Atlanta: Nuk kam pritur se do të zgjohem nga gjumi dhe bashkëshorti im nuk do të kthehet në shtëpi

Gruaja e Rayshard Brooks, afro-amerikanit të vrarë nga policia në Atlanta gjatë tentim arrestimit, ka porositur se familja e saj është e thyer dhe se çfarëdo drejtësie nuk mund ta rregulloj këtë.

“Edhe një familje tjetër me ngjyrë është shkatërruar”, ka deklaruar Tomika Miller, nënë e katër fëmijëve, transmeton Telegrafi.

Policia ka dalë të premten mbrëma në terren pas një telefonate të pranuar, se para një restoranti një burrë po fle në veturën e parkuar.

E pasi e detyruan t’i nënshtrohet testit të alkoolit dhe u dëshmua se ka konsumuar shumë, policia deshi ta arrestojë thuhet në raportin e policisë.

Pasi që njëri nga policët nxori elektroshokun, Brooks arriti t’ia rrëmben por intervenuan shpejtë duke e qëlluar 27-vjeçarin me dy plumba në shpinë.

Si pasojë e kësaj, Tomika Miller ka mbetur pa bashkëshort, kurse në Atlanta qytetarët kanë dalë nëpër rrugë duke kërkuar drejtësi.

Ajo thotë se kurrfarë drejtësie nuk do ta “shëroj” familjen e saj, sepse kanë mbetur pa baba dhe burrë.

Për vdekjen e tij Tamika e kuptoi kur të shtunën agjentët e zgjuan për ta marrë në pyetje.

“Nuk kam mundur të besoj. Nuk kam pritur se do të zgjohem dhe se bashkëshorti im nuk do të kthehet në shtëpi”, ka shtuar Tomika. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=ZKNSXGSRfbs&feature=emb_title

Exit mobile version