Telegrafi

Gruaja e Adil Rami thotë se mund të jetë joshëse edhe si 50 vjeçare – Pamela Anderson shijon jetën në Marsejë

Pamela Anderson (Getty Images)

Gruaja e futbollistit të njohur, Adil Rami, është 50 vjeçare, por nuk heziton të tregojë linjat e saj trupore.

Vitet për të janë si vera, është 50 vjeç, me një të dashur 18 vjet më të vogël, futbollistin Adil Rami.

Duket se në Marsejë është behar për Pamela Anderson. Ish ylli i Baywatch, e cila ka pasur tre burra, dy djem dhe tashmë aktore e kthyer në aktiviste përfshi mbrojtjen e kafshëve, mjedisin dhe refugjatët.

Futbollisti Adil është baba i dy djemve binjakë nga martesa e tij e mëparshme me një modele franceze.

Është disi e komplikuar por Pamela dhe Adil janë takuar verën e kaluar dhe nuk janë ndarë që atëherë.

“Nuk dua të flas për të. Ne duam të mbrojmë dashurinë tonë”, ka thënë ajo.

Prej 6 muajsh ajo jeton në Marsejë me dashurinë e saj “të çmendur”, për të cilin ka lënë dhe resortin Malibu. /TCH/