Telegrafi

Gruaja dyshoi për një aktivitet “paranormal” në banesën e saj në Angli, instaloi një kamera sigurie me sensor të lëvizjes

Një grua u trondit pasi mori sinjalizime nga sistemi i saj i sigurisë në shtëpi, për atë që dukej si një “fantazmë e frikshme” të shfaqur në banesën e saj.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Charlie Eggenton, e cila drejton një klinikë në Rushall, West Midlands, tha se kishte një intuitë që po ndodhte diçka e mbinatyrshme.

Takimi i saj i parë “paranormal” ndodhi disa javë më parë kur ajo ishte në kuzhinë dhe pretendoi se shihte një fantazmë që rrinte afër një tigani.

Që atëherë ajo instaloi një kamera sigurie me sensor të lëvizjes për të kapur çdo lëvizje sa herë që nuk është në shtëpi.

Javën e kaluar, Charlie ishte në një udhëtim me anije dhe mori një alarm nga aplikacioni.

Ndonëse nuk duket diçka e qartë, sipas pamjeve të publikuara në mediumin DailyStar, dallohen disa forma sferike të bardha, që ‘fluturojnë’ brenda dhomës, dhe kjo nxiti dyshimin për një aktivitet paranormal. /Telegrafi/