Site icon Telegrafi

Gruaja dhe dy fëmijë, 8 dhe 10 vjeç, janë vrarë nga treni në një vendkalim hekurudhor në Florida

Një grua dhe dy fëmijë janë mbytur nga një tren pasagjerësh që goditi makinën e tyre pasi ajo nuk arriti të kalonte hekurudhën me kohë.

Treni që udhëtonte nga Miami për në Nju Jork u përplas me një makinë të llojit Subaru Outback, ku brenda ishin Valery Jo Rintamaki, 58 vjeçare, Trystan Prestano, 10 vjeç, dhe Skylar Prestano, 8 vjeç.

Aksidenti ndodhi rreth orës 02:00 të së shtunës së kohës lokale në Indiantown, që është në veri të West Beach Palm, transmeton Telegafi.

Asnjë nga 200 pasagjerët që ishin në tren nuk u lëndua, thanë autoritete lokale.

Pasagjerët e makinës vdiqën në vendin e ngjarjes dhe u thirr një ekip i operacioneve speciale për të nxjerrë një person nga makina. /Telegrafi/

Exit mobile version