Telegrafi

Gruaja dënohet me burg të përjetshëm, mjaftuan fjalët e papagallit të saj (Video)

Një grua nga Miçigani është dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e burrit të saj në një krim të dëshmuar qartë nga papagalli i përkëdhelur i burrit.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Glenna Duram, 40 vjeçe, e cila lajmin e dënimit e mori vesh pasi një juri e gjeti atë fajtor për vrasje të shkallës së parë.

Po sipas mediave, 44-vjeçari Martin Duram u qëllua pesë herë në maj të vitit 2015.

Glenna Duram pësoi një plagë në kokë në atë që prokurorët thanë se ishte një përpjekje vetëvrasëse, por mbijetoi.

Ish-gruaja e Martin Duram, Christina Keller, ka thënë se pas vrasjes, papagalli i përkëdhelur, Bud, përsëriti fjalët “mos qëllo” duke e bërë zërin si të Martin Duram.

E Keller, bëhet e ditur se ka marrë edhe pronësinë e zogut pas vdekjes së Martin Duram. /Telegrafi/