Site icon Telegrafi

Gruaja: Burri ngacmoi djalin, ekspertiza rrëzon padinë

Ngjarja, sipas Alida L., ka ndodhur rreth dy javë më parë, në banesën e prindërve të saj në Kinostudio të Tiranës, kur bashkëshorti kishte shkuar të takonte të birin, meqenëse vetë jetonte në Gjirokastër.

Në denoncimin e saj në polici, gruaja ka sqaruar se prej disa muajsh jeton e ndarë nga i shoqi Jorgo L., 36 vjeç, dhe se veprimet që ai ka kryer me fëmijën e tyre të vetëm, i ka mësuar nga i biri.

Ndërkohë, avokati Aurel Celibashi, që mbron të denoncuarin nga ish-bashkëshortja, ka hedhur poshtë akuzat. Ai tha se ekspertiza e mjekëve ligjore ka përfunduar, duke konfirmuar faktin se me fëmijën nuk ka pasur asnjë abuzim.

I akuzuari Jorgo L. u arrestua mëngjesin e dy ditëve më parë, por pas daljes së ekspertizës nga Mjekësia Ligjore, ai është lënë i lirë. Aurel Celibashi, avokati i të dyshuarit, tha për gazetën “Panorama” se klienti i tij ishte i lirë, pasi prokuroria mori ekspertizën e bërë me fëmijën 5-vjeçar, ku është vërtetuar se pretendimet e gruas nuk qëndrojnë./Telegrafi/
 

Exit mobile version