Telegrafi

Gruaja britanike padashje krijoi një iluzion optik sikur në dorë mbante një bebe, ngjall reagime në internet

Rebecca Mcgonigle nga Mbretëria e Bashkuar mbeti e hutuar kur pas postimit të një fotoje të saj në Instagram ndjekësit filluan ta uronin.

Pikërisht atëherë ajo e kuptoi se pa dashje kishte krijuar një iluzion optik që i bëri njerëzit të mendonin se ajo në dorë mbante fëmijën e saj.

“Nuk isha e sigurt nëse do ta fshija, por mendova ta vazhdoja sepse ishte qesharake”, tha Mcgonigle, përcjell Telegrafi.

Në foton e postuar së fundmi, studentja e kimisë ishte ulur në dhomën e saj, ndërsa gjuri i dukej si koka e një bebeje.

Poza e saj krijoi iluzionin optik që ngjalli reagime të shumta në internet dhe një mori urimesh.

“Vajzë urime, të shkon shumë”, shkroi një përdorues i rrjetit social.

“Urime, a ka emër?”, shkroi një tjetër.

Përfundimisht, për të shuar dyshimet e njerëzve, banorja skoceze shtoi një koment në foto ku thuhet: “Unë nuk jam me fëmijë, ky është gjuri”. /Telegrafi/