Rebecca Mcgonigle nga Mbretëria e Bashkuar mbeti e hutuar kur pas postimit të një fotoje të saj në Instagram ndjekësit filluan ta uronin.
Pikërisht atëherë ajo e kuptoi se pa dashje kishte krijuar një iluzion optik që i bëri njerëzit të mendonin se ajo në dorë mbante fëmijën e saj.
“Nuk isha e sigurt nëse do ta fshija, por mendova ta vazhdoja sepse ishte qesharake”, tha Mcgonigle, përcjell Telegrafi.
Në foton e postuar së fundmi, studentja e kimisë ishte ulur në dhomën e saj, ndërsa gjuri i dukej si koka e një bebeje.
Poza e saj krijoi iluzionin optik që ngjalli reagime të shumta në internet dhe një mori urimesh.
“Vajzë urime, të shkon shumë”, shkroi një përdorues i rrjetit social.
“Urime, a ka emër?”, shkroi një tjetër.
Përfundimisht, për të shuar dyshimet e njerëzve, banorja skoceze shtoi një koment në foto ku thuhet: “Unë nuk jam me fëmijë, ky është gjuri”. /Telegrafi/