Site icon Telegrafi

Gruaja e Assadit diagnostikohet me kancer të gjirit

Zonja e parë e regjimit sirian, Asma Al-Assad është diagnostifikuar me sëmundjen e kancerit të gjirit, njoftoi zyra e presidentit sirian nëpërmjet rrjeteve sociale.

“Me forcë dhe besim, zonja Asma al-Assad fillon fazën e parë të trajtimit për një tumor malinj të gjirit, i zbuluar në fazat e hershme”, njoftoi presidenca siriane duke bashkangjitur një foto të saj bashkë me Bashar Al-Assad.

“Presidenca dhe të gjithë punonjësit e saj, urojnë nga zemra  znj. Asma një shërim të shpejtë”.

Asma e cila është e lindur në Britani të Madhe, në foto dukej e qeshur me bashkëshortin teksa po merrte trajtimin mjekësor.

Njoftimet e tilla për sëmundje serioze në shtetet totalitare siç është Siri janë të rralla.

Kujtojmë këtu, sëmundja e babait të Basharit, Hafez Al-Assad ishte i sekret i madh shtetëror dhe ai u shfaq vetëm në javët e fundit të jetës.

Asma al-Assad ka folur rrallë në publik për luftën civile në Siri.

Ish-punonjësja e bankës ka nënshtetësi të dyfishtë britaniko-siriane.

Ajo është shfaqur për publikun në ngjarje të karakterit humanitar, në pjesët ku ushtria siriane ka kontrollin e territorit.

Asma u martua me diktatorin sirian në vitin 2000 dhe ata kanë tre fëmijë./Telegrafi/

Exit mobile version