Maria da Conceiçao vendosi të linte mënjanë paragjykimet.
Me kalimin e kohës, 47-vjeçarja u bë e njohur në rrjetet sociale, ku i fton njerëzit ta pranojnë veten ashtu siç janë.
Në Instagram, ajo njihet si “Barbudinha” (me mjekër), ndërsa më parë ka treguar se “nuk i ka prekur qimet e fytyrës sepse vuan nga testosteroni i tepërt”, transmeton Lakalle Blue Radio.
“Halla ime kishte mjekër, por e ka rruar. Është gjenetike për ne. Kur nëna ime vuri re qimet e para në fytyrën time, filloi t’i rruaj ato. Ajo kishte frikë nga paragjykimi, se njerëzit do të qeshnin me mua”, tha Maria nga Brazili.
Kur u rrit, vendosi të mos i rruaj më flokët dhe më në fund filloi të “ndihej e kompletuar”.
Maria është e martuar me Tinho Silva dhe kanë 17 vite bashkë. Vendimi për të rritur mjekrën pothuajse çoi në një shkurorëzim, por përfundimisht ai e pranoi vendimin e saj.
Përveç kësaj, ai ka inkurajuar që të jetë aktiv në rrjetet sociale. Gruaja e tij është shumë aktive në rrjet dhe përpiqet t’u dërgojë një mesazh të fortë njerëzve – “duaje veten ashtu siç je”. /Telegrafi/