Kur bëhet fjalë për nxitimin e mëngjesit për në shkollë, ne kemi parë prindër të veshur me lloj-lloj rrobash.
Por duket se kjo grua ka marrë vëmendjen, madje edhe kritikat, nga nënat dhe baballarët që i kanë lënë të vegjlit e tyre.
Bëhet fjalë për një nënë, veshja e së cilës u kritikua si ‘e papërshtatshme’ nga prindërit, raporton The Daily Star, përcjell Telegrafi.
Vanesita ‘Vanesa’ Medina, e cila punon si avokate dhe modele fitnesi, u filmua nga një nënë tjetër teksa e la djalin e saj në një shkollë, në qytetin bolivian të Santa Cruz de la Sierra.
Imazhet e Vanesës, e cila më parë fitoi konkursin Miss Fitness në Bolivi, më pas u bënë virale në mediat sociale – dhe shumë prindër ranë dakord se veshja nuk ishte e duhura për mjedisin.
Pas kësaj, Vanesa hyri në Facebook-un e saj, ku ka 66 mijë ndjekës, për të adresuar komentet negative dhe për të mbrojtur veshjen e saj të zgjedhur.
Vanesa tha: “Doja të shprehja mirënjohjen time për të gjithë ata që dërguan mesazhe mbështetjeje, shenja dashurie dhe vlerësimi me fjalë kaq të bukura dhe që më mbrojtën në rrjetet sociale për atë video që u bë virale me qëllime të këqija kundër meje”. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=p9Yfq3oZEsY