Telegrafi

Një grua bleu shumë lirë një xhaketë nga një dyqan bamirësie në Angli – rastësisht zbuloi se “çfarë thesari” fshihej në një nga xhepat e saj

Një grua u befasua shumë pasi shikoi brenda xhepit të një xhakete bamirësie që e bleu për vetëm 1 funte (rreth 1.2 euro).

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Kay Walker u largua nga dyqani në Mançester i Madh, pasi kishte marrë një xhaketë sportive të volitshme.

Dhe vetëm kur ajo ishte në një festë dhe futi dorën në një nga xhepat e saj, zbuloi diçka shumë interesante.

Kay nxori nga aty, dy bileta për një koncert të Luciano Pavarotti-t nga afro 20 vjet më parë.

Ndryshe, Pavarotti i famshëm vdiq në vitin 2007 në moshën 71-vjeçare. /Telegrafi/