Site icon Telegrafi

Gruaja bie në një gropë 7.5 metra të thellë në Californi – publikohen pamjet e zjarrfikësve duke shpëtuar viktimën

Pamjet dramatike u regjistruan në qytetin kalofornian, Fontana, pasi një grua u raportua se kishte rënë në një vrimë.

Mbetet e paqartë se si ka ndodhur kjo ndërsa thuhet se gropa “thjesht është shfaqur”.

Zjarrfikësit u thirrën nga familjarët e alarmuar pasi dëgjuan vajtime që vinin nga humnera e errët.

Ekipet e shpëtimit arritën në vendngjarje ndërsa gruaja ishte e vetëdijshme dhe kërkonte që të nxirrej në sipërfaqe.

Mediat lokale transmetuan drejtpërdrejt operacionin e shpëtimit, si dhe momentin kur njëri prej zjarrfikësve u ul në një gropë 7.5 metra të thellë.

Ai arriti të siguronte gruan, e cila u tërhoq në vend të sigurt duke përdorur litarë. Ajo u transportua menjëherë në spital, ku u konstatuan dëmtime në këmbë. /Telegrafi/

Exit mobile version