Izraelitja ka qëndruar në radhë para bankomatit në rrugën kryesore Kerikeri, derisa meshkujt të cilët po e rregullonin rrugën, kanë filluar të fishkëllejnë. Atëherë ajo ngadalë është zhveshur tërësisht, ka marrë paratë nga bankomati, është veshur dhe është larguar, ka njoftuar agjencia nga Zelanda e Re – NZPA.
Gruaja i ka thënë policisë se i është mërzitur ‘gjuajtja”, prandaj ka menduar: "E, tash do të shihni krejt ato çfarë kam", ka pohuar togeri i policisë vendore Peter Masters.