Një grua nga Karolina e Jugut fitoi një çmim prej 300,000 dollarësh nga një biletë lotarie me gërvishtje, vetëm pak vite pasi fitoi një xhekpot prej 250,000 dollarësh.
Zyrtarët e “Education Lottery” në Karolinën e Jugut thanë se gruaja bleu biletën e saj me gërvishtje prej 10 dollarëve 100X nga dyqani i On the Go në Gossett Road në Spartanburg.
Çmimi kryesor prej 300 mijë dollarëve të cilën ajo e fitoi, ishte xhekpoti i dytë të cilin ajo e fitoi brenda 3 viteve, raporton UPI, transmeton Telegrafi.
“Po, më kanë thënë që kam fat”, u tha fituesja zyrtarëve të lotarisë.
Ajo deklaroi se paratë e fituara do t’i shpenzojë njëjtë si ato të xhekpotit të kaluar. /Telegrafi/