Një grua nga Alberta, Kanada, ka shënuar rekord të ri botëror duke qëndruar në pozicionin plank për 4 orë, 30 minuta e 11 sekonda.
DonnaJean Wilde theu rekordin e Dana Glowacka e cila qëndroi në të njëjtin pozicion për vetëm 10 minuta më pak, ka njoftuar Guiness, përcjell Telegrafi.
“Duket si një ëndërr”, tha Wilde.
Ajo tha se entuziazmi i saj për qëndrimin plank ka filluar pas thyerjes së kyçit të dorës rreth 10 vjet më parë, lëndim ky i cili ia pamundësoi shumë prej ushtrimeve të saj të zakonshme.
Ndryshe, nëna e pesë fëmijëve dhe gjyshja e 12 nipave dhe mbesave përpjekjen e saj për të vendosur rekord të ri botëror e realizoi në një shkollë në Magrath.
“Çfarëdo që ju pëlqen, nëse është sport apo muzikë, çfarëdo qoftë, sa më shumë ta praktikoni, aq më të mirë bëheni dhe aq më e lehtë bëhet ajo”, tha Wilde. /Telegrafi/