Site icon Telegrafi

Gruaja 40 vjeçare ka tentuar të vetëdigjet në stacionin policor në Draçevë

Një grua katërdhjetëvjeçare ka tentuar të vetëvritet në stacionin policor në Draçevë, informojnë nga MPB.

Incidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00. Gruaja është vërejtur se ka hyrë në depresion dhe kishte dashur të bëj vetëvrasje. Në stacionin policor ishte thirrur edhe djali i saj. Në një moment, deri sa po bisedonte me rojën e natës, ka nxjerrë një shishe plastike me lëng dhe ka bërë përpjekje për t’u vetëdjegur.

Zyrtarët policor dhe djali i saj kanë penguar që të ndodhë tragjedia, ndërsa gruaja pastaj ishte dërguar në spitalin psikiatrik “Bardovci”. /Telegrafi/

Exit mobile version