Site icon Telegrafi

Gruaja 100 vjeçare fiton betejën me COVID-19 në Itali, del nga spitali mes duartrokitjesh

Ky është momenti prekës kur një qytetare italiane lë spitalin pasi arriti të mposhtë coronavirusin.

Ajo është pacientja më e moshuar e cila është shëruar në Sicili.

Më datë 28 mars, pacientja festoi 100 vjetorin në spital.

Stafi mjekësor i Poliklinikës së Messinas e përcollën atë drejt daljes me duartrokitje në formë respekti.

Gjithashtu ata shprehen se i gjithë ekipi mjekësor ishte në festë pasi arriti që t’i shpëtonte jetën. /oranews.tv/

Exit mobile version