GrowthTank sjell për herë të parë në Kosovë dizajnerin e markave të njohura botërore si Ferrari, Armani, Prada, Sephora, Diesel dhe Amazon.
Më 8-9 Nëntor, do të mbahet edicioni i katërt i GrowthTank, konferenca më e madhe e Marketingut Digjital në rajon, e cila do të sjellë folës nga kompanitë më prestigjioze botërore.
Një nga folësit e parë të prezantuar nga GrowthTank është DAvide Colla, themelues i Digital Branding Agency, 150up në Milano, i njohur për punën e tij me disa nga markat më prestigjioze në botë, si Ferrari, Armani, Prada, Sephora, Diesel, Loro Piana, Alessi, Salvatore Ferragamo dhe Amazon, si dhe profesor në IED Istituto Europeo di Design, Milano, Itali.
Davide ishte folës kryesor në konferencën DMEXCO në Gjermani, shtatorin e kaluar, dhe tani i bashkohet GrowthTank më 8 Nëntor në Klan Arena, për të prezantuar temën: ‘You Are Useless!’.
Pjesëmarrësit e GrowthTank këtë vit do të kenë mundësi të mësojnë nga ekspertët më të njohur, si kombëtarë ashtu edhe ndërkombëtarë, të cilët do të ndajnë njohuritë dhe përvojat e tyre në fushën e marketingut digjital.
Për të gjithë të interesuarit, biletat mund t’i gjeni në Growth-Tank.com.