Të mërkurën, me 30 qershor, mbahet “Growth Tank” – ngjarja që do të mbulojë një llojllojshmëri temash nga fusha e marketingut digjital dhe rrjeteve sociale.
Sipas një njoftimi, konferenca do të fillojë nga ora 15:00 deri në orën 21:00 dhe organizohet nga Growzillas, Innovation Centre Kosovo dhe KiKxxl & evroTarget.
Përndryshe, të gjithë të interesuarit, konferencën mund ta ndjekin drejtpërdrejt në Facebook.
Temat e “Growth Tank” do të përfshijnë:
1. Përmbajtja në Rrjetet Sociale, nga ora 15:00. Folës:
Art Raifi (Black Bird Marketing)
Ardita Gjergjeku (Tatamata)
Enkela Maxhuni (Growzillas)
Nol Nimani (KFC Kosova)
2. Roli i Rrjeteve Sociale në “Influencer Marketing”, nga ora 16:00. Folës:
Rita Saraçi (Influencer)
Ariana Nila (Ariana Nila Jewelry)
Miran Ramadani (Influencer)
Fisnik Çerkini (Coolinfresh Magazine)
Rina Berdynaj (Influencer)
3. Përfshirja dhe angazhimi i komunitetit (Community Engagement) në rrjetet sociale, nga ora 17:00. Folës:
Bardha Ajvazi (Brandfluence)
Edon Luta (Dua.com)
Egzon Bunjaku (Telegrafi.com)
Janine Mehmeti (ThinkB)
4. Mediat dhe Politika në rrjetet sociale, nga ora 18:00. Folës:
Orgesa Arifi (Ministria e Shëndetësisë)
Kujtim Zebica (WePlay)
Dardan Hasku (Dardha Solutions)
Hekuran Sylejmani (RTV Dukagjini).
5. E-Commerce & CRO, nga ora 19:00. Folës:
Kaltërina Zylfiu (Digital Pika)
Nektar Qarri (Hallakate)
Dorant Dinarama (Big Commerce)
Donjeta Vuniqi (Elegant Themes)
6. Rrjetet Sociale – Mjet për Rritje, nga ora 20:00. Folës:
Liao Xue (Metdaan)
Kujtim Gazideda (KFC Macedonia)
Yllka Metaj (Entertainment Kosova)
Defrim Puka (Cineplexx Kosovo)
Ndryshe, Growth Tank u krijua nga Growzillas, në bashkëpunim me KiKxxl & evroTarget dhe ICK.
Për të realizuar ambicien e madhe të organizuesve, projekti mbështetet nga Birra Peja, Ujë Rugove, Telegrafi, RTV Dukagjini & Sach Pizza.