Telegrafi

Grosso i gatshëm të debutojë me Juventusin

“Jam i gatshëm të luaj të shtunën në Romë dhe të jap më të mirën nga vetja. Të jem në Juventus është një burim i pafund i krenarisë dhe shpresoj të fitoj pasi kjo është ajo çfarë klubi meriton”, ka thënë Grosso.

“Pres t’ia dal mirë dhe kemi gjithçka për të synuar më të lartat. Me përulje, do të përpiqemi t’i arrijmë këto caqe”, ka shtuar italiani.