Telegrafi

Grosskreutz: Do të jetë e vështirë ndaj Shakhtarit

”Ne duhet të qëndrojmë vigjilentë sepse ata nuk do të jenë kundërshtarë të lehtë”.

”Ata janë të mirë në mbrojtje, por gjithashtu kanë edhe sulmues të mirë. Moti sigurisht se nuk do të na ndihmojë neve, por nëse ne e shfaqim formën e njëjtë sikur në dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve, atëherë do të shkojmë tutje”.

”Shakhtari nuk do të festojë faktin që iu ka rënë shorti kundër neve”, ka thënë Kevin për faqen zyrtare të UEFA-së. /Telegrafi/