Site icon Telegrafi

Gropat po shiten si llokume

Për një jave njerëzit kanë blerë shumë gropa në asfaltin e fshatit Niederzimmern afër Leipzigut, të cilat shiten me çmim prej 50 euro. Si shkëmbim autoritetet do të mbushin gropat, ndërsa “sponsori” ka të drejtë të vendosë një mesazh personal mbi gropën që ka blerë.

Të interesuarit mund të zgjedhin se cilën gropë e dëshirojnë duke zgjedhur nga fotografitë e publikuara në faqen zyrtare të fshatit, www.niederzimmern.de.

Informatat janë publikuar edhe në gjuhën angleze me shpresë se mund të lajmërohet ndonjë blerës jashtë Gjermanisë.

Kryetari i Niederzimmernit, Christoph Schmidt-Rose tha për një radio lokale se nuk e di edhe sa gropa i kanë mbetur pa shitur. /Telegrafi/
 

Exit mobile version