Site icon Telegrafi

Gropat në shumë rrugë dyshohet se janë shkaktuar nga urithët (Foto)

Zyrtarët e urbanizmit në Devon të Anglisë, kanë gjetur se shumë shembje të rrugëve, janë shkaktuar nga gërmimet e urithëve.

Duke pasur parasysh se cilësia e asfaltit ishte e lartë, ndërsa puna është kryer me kontrollin e duhur, është e çuditshme shkaktimi i shumë gropave, transmeton Telegrafi.

Shembjet e shkaktuara nga gërmimet e urithëve

Për këtë arsye, është dashur të bëhet një hulumtim më i detajuar, për të zbuluar arsyen e dëmtimeve të rrugëve kryesisht periferike.

“Është mbyllur një rrugë në tërësi dhe do të hulumtojmë strukturën e gërmimeve, që të zbulojmë pse po hynë nën asfalt”, është thënë lidhur me rastin.

Brejtësi që dyshohet si shkaktar i dëmtimit të asfaltit

Mësohet se këta brejtës që veprojnë nën tokë, shkojnë pa u vërejtur te bimët e ndryshe dhe ua hanë rrënjët.

Por, nuk është parë më herët, të shkojnë në një drejtim, ku nuk ka asgjë të mbjellë. /Telegrafi/

Exit mobile version