Site icon Telegrafi

Gropat në rrugë do ta ndalojnë shpejtësinë

“Associated Press” njofton se banorët e fshatit, i cili gjendet dyzet kilometra në verilindje të Londrës, e konsiderojnë si mjaft serioz këtë plan, me qëllim që ta ndalojnë vozitjen e shpejt në Navestock, ndërsa mosrregullimi i gropave në rrugë është varianti më i lirë.

“Gropat në rrugët tona të vogla janë të nevojshme. Duke mos i ndërtuar ato do të kursejmë kohë dhe para, ndërsa rrugët tona do ta fitojnë qetësinë e tyre”, ka thënë kryetari i fshatit Mike Parrish, i cili do të ishte mirë që këtë ide t’ua bartte partive tona politike gjatë fushatave elektorale.

Exit mobile version