Telegrafi

Gropa në rrugë, dëmtimi i trotuareve, prishje e ndriçimit publik apo mbeturinat – qytetarët e Ferizajt raportojnë problemet në lagjet e tyre

Qytetarët e Ferizajt kanë vazhduar me raportimin e problemeve të shumta me të cilat përballen në lagjet dhe fshatrat e tyre.

Gropa në rrugë, dëmtimi i trotuareve, ndriçimi publik apo mbeturinat janë disa nga problemet që kanë raportuar në ndreqe këta qytetarë.

Sipas raportimeve të qytetarëve, shumica e gropave në rrugë krijohen për shkak të punimeve që kryejnë qytetarët apo autoritetet shtetërore e lokale.

Të njëjtat gropa më pas mbyllen në mënyrë jo të duhur duke u bërë pengesa të mëdha për qytetarët.

Për më shumë klikoni linqet dhe shihni raportimet e qytetarëve për problemet e lartcekura.

https://ndreqe.com/report/7760

https://ndreqe.com/report/7762

Derisa një qytetarë ka raportuar se veturat e pa autorizuara rrezikojnë çdo ditë qytetarët duke u futur në sheshin “Ramadan Rexhepi”

Lexo po ashtu Dëmtim i rrugëve dhe trotuareve, qytetarët e Pejës raportojnë problemet infrastrukturore

Raportimi i qytetarit mund të ndiqet në linkun në vijim https://ndreqe.com/report/7750

Qytetarë tjera kanë raportuar për dëmtim të trotuarit apo edhe prishje të ndriçimit publik.

https://ndreqe.com/report/7763

https://ndreqe.com/report/7764

Vazhdoni të raportoni për zgjidhje më të shpejtë të problemeve në komunën tuaj./Telegrafi/