Telegrafi

Gropa misterioze gëlltit kamionin-cisternë brenda pak sekondave (Foto/Video)

Një video e postuar së fundmi në internet, shfaq momentin e tmerrshëm kur një cisternë e madhe përpihet nga një gropë e mistershme që hapet befasisht midis një rruge gurore.

Në video mund të shihet se si shoferi i kamionit cisternë mundohet me çdo kusht t’i shpëtoj më të keqes, por gropa misterioze brenda pak sekondave e gëlltit sikur të mos kishte ekzistuar në ato momente asgjë në atë vend, transmeton Telegrafi.

Ngjarja e tmerrshme raportohet se ka ndodhur në provincën Tunceli, në pjesën lindore të Turqisë.

Ndërsa është interesant fakti se si shumica e kolegëve të shoferit fillojnë të ikin nga vendi i ngjarjes, përveç njërit i cili me qetësi filmon gjithë ngjarjen me telefonin mobil. /Telegrafi/