Site icon Telegrafi

Gropa ia merr jetën 6-vjeçarit

Djali i tyre 6-vjeçar, Albrim Guxhufi është mbytur në një gropë me ujë rreth 5 metra të thellë, e cila ishte lënë e hapur çekur një kompani kishte shtruar rrugën e fshatit të tyre.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën në mbrëmje, ndërsa trupi i pajetë i 6-vjeçarit është nxjerr rreth orës 03:00 të mëngjesit.

Babai i të ndjerit ka rrëfyer për at se çfarë ka ndodhur të shtunën, e cila ia shoi ëndrrën ta dërgonte djalin në klasën e parë.

“Atë ditë Albrimi me fëmijët e fshatit kanë luajtur me top ne fushën e cila ndodhet afër shtëpisë, djali është kthyer për ta marrë do bukë në dorë dhe është kthyer prapë atje. Qysh ka rënë dhe qysh është futur ne ujë unë nuk e di”, është shprehur ai.

Me të dyshuar së djali ka rënë në gropë, familjaret kane thirrur policin, të cilët kanë ardhur me dhjetë patrulla të shoqëruar me qen dhe kanë filluar të kërkojnë djalin.

Pas kësaj janë njoftuar edhe zjarrfikësit të cilët me pompa për katër ose pesë orë kanë nxjerr ujin nga gropa, kur është zvogëluar uji atëherë kanë arritur që ta shohin Albrimin e zhytur në gropë ka theksuar babai i tij. /Telegrafi
 

Exit mobile version