Site icon Telegrafi

Gropa gjigante që u hap në hurdhë i përpiu 25 tonë me peshk

Në një hurdhë peshqish në Guiping të Kinës është hapur papritmas një gropë e gjerë rreth pesë metra.

Për katër orë, kjo vrimë gjigante e ka shteruar tërë ujin dhe 25 tonë me peshk që gjendeshin në këtë pellg.

Pronari i njohur vetëm si Yang, ka thënë se nuk ka mundur të bëjë asgjë, vetëm të shikojë pasurinë që i ikte para syve, transmeton Telegrafi.

Nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar këtë çarje, por dyshohet se tërë faji është tek gërmimet në një gurore që ndodhet në afërsi. /Telegrafi/

Exit mobile version