Një gropë gjigante ka “përpirë” të paktën katër vetura në kryeqytetin e Brazilit gjatë 10 dhjetorit.
E gjitha ndodhi në afërsi të një lokacioni ku po kryheshin punime në Brasilia, kur befasisht gjysma e rrugës u shemb, transmeton Telegrafi.
Si rezultat i shembjes veturat e parkuara përfunduan në gropë, ndërsa mediat lokale raportojnë se nuk ka të lënduar.
Në anën tjetër autoritetet lokale, kanë bërë të ditur se kanë filluar hetimet për të përcaktuar shkakun që qoi në shembjen e rrugës. /Telegrafi/